Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fisnik Asllani: Kemi bërë një ndeshje të mirë

FISNIK

Fisnik Asllani është ndarë i kënaqur me ndeshjen që Kosova e zhvilloi ndaj Austrisë. 

Kosova barazoi 1:1 me Austrinë të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

“Fatkeqësisht nuk arritëm ta fitojmë lojën. Kish me qenë ndjenja ndryshe nëse e kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë të mirë. Shpresoj që në muajin nëntor të bëjmë  dy ndeshje të mira. Energjia ka qenë e lartë, fusha nuk ka qenë më e mira. Jam munduar t’i jap energji ekipit. Jam shumë mirë fizikisht. Muajin e ardhshëm ndeshjen e parë e kemi me Izraelin synojmë që ta fitojmë këtë ndeshje. Do të japim maksimumin për dy ndeshjet e ardhshme”.

Lexo përditësimet tjera
GEPA Pictures

Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë

(E përditësuar) Kosova shkëlqeu për 85 minuta ndaj Austrisë. Shënoi gol me Fisnik Asllanin dhe qëlloi...