Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rangnick ankohet sërish për fushën

Ralf Rangnick

Përzgjedhësi i Austrisë ka pasur sërish kritika për fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”, njësoj siç kishte një ditë para ndeshjes me Kosovën. 

Dueli përfundoi 1:1. 

Rangnick ka thënë se është i lumtur që Austria mori pikë. 

“Ishte e rëndësishme që ne sërish arritëm të merrnim pikë. Jemi të kënaqur me këtë pikë. Kushtet ishin të vështira ashtu siç e kemi pritur. Ishte e qartë se nuk do të mund të kishim ndeshje të bukur me këto kushte të fushës. Goli që e pranuam nuk ka të bëj asgjë me fushën. Duhet të përballesh me lojën që bën kundërshtari. Kishim shumë pasime të pasakta të cilat nuk ishin vetëm si pasojë e fushës. Tani, sidoqoftë, është e rëndësishme që e përfunduam këtë cikël të katër ndeshjeve pa humbje dhe po shohim para drejt ndeshjeve të nëntorit”, ka deklaruar përzgjedhësi i Austrisë pas ndeshjes në Prishtinë.

Lexo përditësimet tjera
GEPA Pictures

Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë

(E përditësuar) Kosova shkëlqeu për 85 minuta ndaj Austrisë. Shënoi gol me Fisnik Asllanin dhe qëlloi...