Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër pikat që presidenti kinez propozoi në takimin me Trumpin dhe Putinin

Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Donald Trump

Foto: Associated Press

Duke pritur takimin trepalësh, presidenti kinez, Xi Jinping, ka paraqitur një propozim me katër pika për mënyrën se si duhet të bashkëjetojnë fuqitë e mëdha, ka raportuar transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Xi ka thënë se fuqitë e mëdha duhet të respektojnë katër parime: respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën paqësore, bashkëpunimin për përfitim të përbashkët dhe ruajtjen e dialogut e komunikimit.

Xi ka paralajmëruar se “pa komunikim, dyshimet do të përhapen dhe fërkimet e vogla mund të përshkallëzohen në konflikte të mëdha”.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përplasur vitet e fundit për çështjen e Tajvanit, ishullit që vetëqeveriset. Kina e ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-në se Tajvani është një çështje e “vijës së kuqe” në marrëdhëniet dypalëshe, të cilën Uashingtoni nuk duhet ta kalojë.

Xi ka sugjeruar gjithashtu që Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë rregullisht takime në nivel të lartë, të mbajnë të hapura kanalet e dialogut në të gjitha nivelet dhe të krijojnë mekanizma komunikimi në raste krizash, për të shmangur keqkuptimet dhe llogaritjet e gabuara.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi zhvillon takim bilateral me Putinin, thotë se do të ndodhin gjëra të mrekullueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir...