Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fabregas, kandidat për ta zëvendësuar Inzaghin

Cesc Fabregas

Cesc Fabregas është kandidat për t’u bërë trajner i Interit, në rast se Simone Inzaghi vendos të largohet nga klubi këtë verë.

Inzaghi dhe drejtuesit e Interit pritet të ulen dhe të bisedojnë pas disfatës 5:0 nga Paris Saint-Germaini, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Inzaghi ka disa oferta. Al Hilali i Arabisë Saudite dhe klube të Premier Leagues kanë shprehur interesim për trajnerin italian.

Al Hilali është gati t’i ofrojë Inzaghit kontratë marramendëse prej 30 milionë eurosh në sezon.

Cesc Fabregas e ka drejtuar me sukses skuadrën e Comos në Serie A. Como e mbylli edicionin 2024/2025 në vendin e 10-të me 49 pikë.