Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fabregas: Como dëshiron ta mbajë Pazin

Cesc Fabregas

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, dëshiron që ta mbajë Nico Pazin në skuadër edhe për edicionin e ardhshëm. 

Paz ka shkëlqyer te Como në sezonin 2025/26. Como arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pasi e mbylli kampionatin në Serie A në pozitën e katërt me 71 pikë. Ishte një arritje shumë e madhe për Comon. 

Reprezentuesi i Argjentinës, Paz, u transferua te Como në vitin 2024 nga Real Madridi.

Klubi italian pagoi rreth 6 milionë euro për 50 për qind të kartonit të Pazit.

Klubi mbretëror, nëse dëshiron që ta kthejë në Madrir Pazin duhet të paguajë 9 milionë euro. Ka raportime se Reali dëshiron ta kthejë në ekip 21-vjeçarin. 

Edhe Nico Paz nuk do të kthehet te Reali Futboll Nico Paz nuk do të kthehet te Reali

“Kemi pasur një takim të gjatë me pesidentin dhe drejtorin. Po krijojmë një mentalitet. Tani e tutje, fillojmë përgatitjet për një sezon të ri, të vështirë dhe të ndryshëm. Paz është lojtar shumë i rëndësishëm për rritjen tonë. Ne jemi rritur me të dhe ai është rritur me ne. Ne duam që ai të qëndrojë”, ka thënë 39-vjeçari Fabregas. 

Mesfushori me tipare sulmuese në 40 ndeshje kontribuoi me 13 gola dhe tetë asistime.