Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bashkëlojtari i Vojvodës mund të kthehet te Reali

Nico Paz

Nico Paz mund të kthehet te skuadra e Real Madridit gjatë verës së ardhshme. Paz është bashkëlojtar me mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, te skuadra italiane Como. 

21-vjeçari Paz është duke shkëlqyer te Como këtë edicion. Në 12 paraqitje në Serie A ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime. 

Reprezentuesi i Argjentinës u transferua te Como vitin e kaluar nga Reali.

Klubi italian pagoi 6 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Pazit. 

Klubi mbretëror spanjoll për ta kthyer Pazin do të duhet të paguajë klauzolën prej 10 milionë eurove.

Ka pasur raportime se Reali mund ta blejë kartonin e Pazit në afatin kalimtar dimëror, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, ka shkruar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Edhe Reali mund ta blejë sërish Pazin, por sa duhet të shpenzojë? Futboll Reali mund ta blejë sërish Pazin, por sa duhet të shpenzojë?

Reali është impresionuar nga paraqitjet e Pazit gjatë dy edicioneve të fundit sa është pjesë e Comos. 

Gjithashtu 21-vjeçari ka dhënë miratimin për t’u kthyer në “Santiago Bernabeu”. 

Paz nuk ka paraqitje me skuadrën e parë të Realit.