Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda bëhet bashkëlojtar me ish-futbollistin e Realit

David Alaba

David Alaba ka kompletuar testet mjekësore në Romë dhe do të nënshkruajë me Udinesen, skuadrën ku paraqitet Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës. 

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alaba, ishte futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata në qershor. 

Ai kishte oferta nga disa skuadra të Serie A të Italisë, ndërsa ishin interesuar edhe Union Berlini, Club America, Inter Miami dhe Al-Sadd. 

34-vjeçari nga Austria do të nënshkruajë kontratë afatshkurtër. Ai ka bërë karrierë edhe te Bayern Munichu. 

Në karrierë ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve. I ka edhe 10 tituj në Bundesligë, dy në La Liga, tri Superkupa të Evropës dhe tri Kupa të Botës për Klube.