Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda: Jam përshtatur shpejt tek Udinese

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda u transferua muajin e kaluar te skuadra e Udineses. 

Vojvoda iu bashkua Udineses nga Como për 1.6 milionë euro. 

Reprezentuesi i Kosovës me Udinesen ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028. 

Vojvoda të shtunën është shprehur se është përshtatur shpejt te skuadra e Udineses. 

Ai thotë se trajneri i Udineses po e ndihmon shumë që të ambientohet në klubin e ri. 

“U ambientova shpejt. Po përpiqem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur dhe trajneri më ndihmon shumë. Flas shumë me të”, ka thënë Vojvoda për “Sky Sport”. 

Edhe Vojvoda flet për synimet me Udinesen Futboll Vojvoda flet për synimet me Udinesen

Vojvoda në Itali ka luajtur edhe për skuadrën e Torinos për katër edicione e gjysmë. 

Ndërkohe te Como, 31-vjeçari qëndroi për një vit e gjysmë. 

Vojvoda hapat e parë në futboll i mori te Maastrichti në Holandë, ndërsa më pas u transferua te Standard Liege në Belgjikë. Në kampionatin belg karrierë bëri edhe te Sint-Truideni dhe Mouscroni. Ndërkohë, në Gjermani ka luajtur për Carl Zeiss Jenan.