Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Alaba i bashkohet Udineses

David Alaba

Udinese e ka zyrtarizuar transferimin e katër herë fituesit të Ligës së Kampionëve, David Alaba. 

Ai i është bashkuar klubit italian si futbollist i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit. 

34-vjeçari në verë u largua nga Real Madridi, pasi i skadoi kontrata. 

Alaba ka 10 tituj të Bundesligës, dy të La Ligas, dhe shumë trofe të tjerë përgjatë karrierës. 

Udinese ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Torino më 12 tetor. 

Tek Udinese luan edhe Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës.