Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Vojvoda mund të luajë lehtësisht te Juventusi apo Milani”

Mergim Vojvoda Udinese

Drejtori teknik i Udineses, Gian Luca Nani, ka mbetur i befasuar se si tek Udinese kanë arritur ta transferojnë Mërgim Vojvodën, ish-futbollistin e Torinos dhe Comos në Serie A. 

Nani ka bërë lëvdata të mëdha për mbrojtësin 31-vjeçar të Kosovës, ndërsa ka theksuar se i është thënë se ai mund të luajë lehtësisht edhe te Juventusi apo Milani. 

Vojvoda ka 75 paraqitje për Kosovën dhe tri gola të shënuar. 

Ai nënshkroi kontratë në këtë verë me Udinesen deri në vitin 2028. 

Gian Luca Nani

Nani ka bërë të ditur se pas transferimit të Vojvodës, një lojtar në klub e ka kontaktuar atë dhe e ka përgëzuar për lëvizjen. 

Edhe Vojvoda flet për synimet me Udinesen Futboll Vojvoda flet për synimet me Udinesen

“Ai është jashtëzakonisht i talentuar. Ne nuk transferojmë lojtarë të dobët, por ai më tha se Vojvoda lehtë mund të luajë për Juventusin dhe Milanin. Dhe unë shtova se mund të luajë edhe për Udinesen. Transferimi i tij ka bërë bujë në klub. Po flasium për një lojtar që mund të luajë në disa pozita dhe di si të mbrohet, të kalojë lojtarë dhe të sulmojë. Nuk e di se si kemi arritur ta transferojmë atë, por ai është këtu”, ka deklaruar Gian Luca Nan.

Vojvoda gjatë stërvitjeve me Udinesen