Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Të gjithë bashkëndjejmë me familjen e Jakup Krasniqit

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur solidaritet me familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Kurti ka thënë se situata në familjen Krasniqi është jashtëzakonisht e dhimbshme, duke theksuar se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen e saj.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike, padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.

Për të dytën ditë me radhë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po qëndron pranë familjes së tij, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas.

Lexo përditësimet tjera
jakup krasniqi

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në...