Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi largohet nga Kina, mbetet e paqartë nëse u arrit diçka nga takimi me Putinin e Xi-në

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, është larguar nga Kina pas bisedimeve rreth 90-minutëshe me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez, Xi Jinping në qytetin Shenzhen.

Gjatë takimit, presidenti Xi ka thënë se bisedimet kishin "rëndësi të jashtëzakonshme" , ndërkaq Trumpi ka deklaruar se ato po "bënin vërtet histori".

Ndërkohë, Putini është shprehur se Rusia, Kina dhe SHBA-të ndajnë një "përgjegjësi të përbashkët" për "ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare".

Ky takim do të kishte qenë i paimagjinueshëm jo shumë kohë më parë, shkruan BBC.

Më parë, Trumpi ka zhvilluar takime të ndara, dypalëshe me Putinin dhe Xi-në. Ai e ka quajtur udhëheqësin rus “mikun e tij”.

Pas takimit me Xi-në, Trumpi ka thënë se SHBA-ja dhe Kina duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi zhvillon takim bilateral me Putinin, thotë se do të ndodhin gjëra të mrekullueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir...