Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës pika 10-të për rekomandimin e shkarkimit të katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës.
Tahiri ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës nuk është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë andaj ka kërkuar që kjo pikë të hiqet dhe të hënën të diskutohet në mbledhje për këtë çështje.
Ai ka thënë se për një gjë të tillë do të detyrohen ta dërgojnë si çështje në Gjykatën Kushtetuese në mungesë procedure.
“Përmes nënkryetares së parë të Komisionit për Administratë Publike i kemi dërguar një letër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ku kërkojmë që pika 10-të e rendit të ditës që lidhet me rekomandimin për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të shtyhet për shkak se ne duhet ta diskutojmë këtë çështje në kryesi. Në mbledhje as nuk ka qenë në rend të ditës as nuk ka një raport vlerësues, as nuk ka një analizë. I kanë edhe 10-të muaj, debati ka qenë politik. Ne do të detyrohemi që këtë çështje ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese në mungesë procedure. Për këtë arsye para se të vendoset në seancë pika 10-të kërkojmë largimin e kësaj pike, e diskutojmë në kryesi të hënën”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq pas një konsultimi me shefat e grupeve parlamentare është vendosur që tri marrëveshje ndërkombëtare të hynë në rend të ditës para pikës pë ndarjet buxhetore.
Shtyhet vazhdimi i seancës ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen
Është shtyrë seanca ku pritej të rishqyrtohej Ligji për Specialen. Seanca e cila ishte vazhdim i...-
Tahiri: Të enjten debatohet për energjinë, mbi një miliard euro për blerjen e rrymës kërkojnë hetim
-
Tahiri: Qeveria Kurti s'është stabile, deputetët veç kanë nisur kërkesat
-
Sonte në “Interaktiv” Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të Aleancës
-
Tahiri kërkon llogaridhënie nga pushteti për rastin e Astrit Deharit
-
Tahiri: S’mjafton vetëm ngushëllimi e dënimi të rastit, duhet të ketë dorëheqje e shkarkime