КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Војвода би лако могао да игра за Јувентус или Милан.

V

Drejtori teknik i Udineses, Gian Luca Nani, ka mbetur i befasuar se si tek Udinese kanë arritur ta transferojnë Mërgim Vojvodën, ish-futbollistin e Torinos dhe Comos në Serie A. 

Nani ka bërë lëvdata të mëdha për mbrojtësin 31-vjeçar të Kosovës, ndërsa ka theksuar se i është thënë se ai mund të luajë lehtësisht edhe te Juventusi apo Milani. 
Vojvoda ka 75 paraqitje për Kosovën dhe tri gola të shënuar. 

Ai nënshkroi kontratë në këtë verë me Udinesen deri në vitin 2028. 

Nani ka bërë të ditur se pas transferimit të Vojvodës, një lojtar në klub e ka kontaktuar atë dhe e ka përgëzuar për lëvizjen. 

“Ai është jashtëzakonisht i talentuar. Ne nuk transferojmë lojtarë të dobët, por ai më tha se ai lehtë mund të luajë për Juventusin dhe Milanin. Dhe unë shtova se mund të luajë edhe për Udinesen. Transferimi i tij ka bërë bujë në klub. Po flasium për një lojtar që mund të luajë në disa pozita dhe di si të mbrohet, të kalojë lojtarë dhe të sulmojë. Nuk e di se si kemi arritur ta transferojmë atë, por ai është këtu”, ka deklaruar Nani.