Mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit që luan te Como, argjentinasi Nico Paz, pritet të jetë transferimi i parë i verës te skuadra e Real Madridit.
Kështu ka njoftuar të shtunën mediumi spanjoll “AS”.
Madrilenët e kanë opsionin e kthimit të tij te Reali për 9 milionë euro.
Ai është zgjedhur në këtë edicion si mesfushori më i mirë në Serie A.
Gjithçka pritet të përfundojë pas zgjedhjeve për postin e Presidentit te Real Madridi.
Zgjedhjet mbahen më 7 qershor. Florentino Perez dhe Enrique Riquelme janë kandidatët për këtë post.