Tri gabime të tjera të VAR-it janë konfirmuar nga paneli i Incidenteve Kryesore të Ndeshjeve të Premier Leagues, duke e çuar totalin e gabimeve të këtij edicioni në 23, ka shkruar BBC të premten.
Paneli ka evidentuar tri gabime që përfshijnë penallti, dy prej të cilave duhej të ishin dhënë për mbajtje të kundërshtarit.
Evertonit, që është skuadra e veteme që nuk “përfitoi” nga vendimet e VAR-it këtë edicion, iu mohua një penallti kundër Manchester Cityt.
Skuadra e David Moyes ishte duke udhëhequr 3:2 kur pas një goditje këndi Bernardo Silva e mbajti mesfushorin Merlin Rohl. Situata nuk u pa nga arbitri. Dhoma e VAR-it vlerësoi se mbajtja kishte ndodhur para se të bëhej goditja nga këndi.
Anëtarët e panelit vlerësuan se penalltia ka ekzistuar. City më pas barazoi në 3:3.
Është hera e tretë që Evertoni është dashur të fitojë penallti pas rishikimit të VAR-it, por që nuk mori.
Edhe
Guardiola ka kritika ndaj VAR-it
Sipas panelit edhe një penallti e dhënë për Bournemouth në fitoren 3:0 ndaj Crystal Palace është dashur të anulohet.
Ndërkohë West Hamit është dashur t’i jepen dy penallti në humbjen 3:0 nga Brantfordi, ndonëse njëri prej vendimeve nuk u konsiderua se kishte arritur pragun e VAR-it.