Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e krahasoi sistemin VAR me “hedhjen e monedhës”. Guardiola ka theksuar se skuadra e tij duhet të luajë mjaftueshëm mirë për të shmangur çdo ndikim nga vendimet që shkojnë kundër saj.
Ka pasur shumë diskutime për VAR pasi goli i barazimit në fund të ndeshjes mes West Hamit dhe Arsenalit u anulua. Ai vendim mund të jetë shumë i rëndësishëm në garën për titull. Goli i West Hamit u anulua dhe Arsenali fitoi 1:0.
“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të paraqitemi më mirë. Kjo varet nga ne”, ka thënë Guardiola.
“Ne humbëm dy finale të Kupës FA pasi arbitrat nuk bënë punën e tyre, madje as VAR-i. Kjo ndodhë pasi ne duhet të paraqitemi më mirë, jo gjyqtarët apo VAR-i. Nuk kam besuar asgjë që kur erdha te City shumë vjet më parë. Mësova se duhet të paraqitesh më mirë pasi VAR-i është një hedhje monedhe”, ka theksuar Guardiola.