Pep Guardiola e kishte të dielën ndeshjen e fundit si trajner i Manchester Cityt.
Dhe skuadra e madhe u mposht 2:1 në “Etihad” nga Aston Villa.
Antoine Semenyo e shënoi golin për Manchester Cityn në minutën e 22-të. Ndërkohë Ollie Watkins shënoi në minutën e 46-të dhe 61-të për Villan.
Rezultati dhe ndeshja megjithatë ishin në hije të përshëndetjes për ikonën Guardiola.
Ai largohet nga City pas dhjetë vjetësh dhe pasi e bëri këtë skuadër superfuqi të futbollit.
City e përfundoi kampionatin anglez në pozitën e dytë me 78 pikë. Villa përfundoi e katërta me 65 pikë dhe do të luajë në Champions.
Në edicionin e fundit në klub, Guardiola udhëhoqi Manchester Cityn drejt triumfit në Kupën FA dhe Kupën e Ligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo