Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vendimi më i rëndësishëm që u mor përmes VAR-it

var

Vendimi më i rëndësishëm që u mor përmes VAR-it në Premier League, solli katër minuta e 11 sekonda dramë që nuk e la askënd të qetë.

Kjo periudhë, që dukej si epokë, është incidenti dhe vendimi i VAR-it që mund të shihet si moment përcaktues i edicionit në dy anët e tabelës së Premier Leagues, shkruan BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali po udhëhiqte 1:0 deri në kohën shtesë. Zëvendësuesi i West Hamit, Callum Wilson shënoi gol nga zona që ishte e mbushur plot me lojtarë, pas një goditje nga këndi.

West Hami festoi, kurse trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbajti kokën nga frika se një fitore jetike i kishte shpëtuar nga duart. Pastaj filluan protestat.

Arsenali këmbënguli se portieri David Raya ishte fauluar nga Pablo. Darren England e kishte përgjegjësinë të shqyrtonte vendimin më të rëndësishëm që kur u prezantua VAR-i në vitin 2019. Ai e ftoi arbitrin në fushë, Chris Kavanagh që të afrohej tek ekrani.

Ka pasur në të kaluarën vendime të rëndësishme që u morën pas rishikimit të VAR-it. Por asnjëherë ndikimi nuk ishte si ai i së dielës. Vendimi potencialisht i jep Arsenalit shtytje vendimtare drejt titullit të parë në Premier League në 22 vjet. Në të njëjtën kohë e dërgon West Hamin drejt kategorisë së dytë.

Fillimisht festa ishte për tifozët e zjarrtë të West Hamit, kur topi kaloi vijën e portës. Por ata më pas mbajtën frymën derisa po shqyrtohej situata. Ndërkohë ishin tifozët e Arsenalit që reaguan me gëzim kur gjyqtari njoftoi se “pas rishikimit, numri 19 i West Hamit bëri një faul ndaj portierit”.

Goli u anulua, Arsenali fitoi 1:0 dhe mbajti epërsi prej pesë pikëve ndaj Manchester Cityt, që ka një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkohë West Hami është në pozitë shumë të vështirë.

Te West Hami vlerësojnë se iu mor një pikë vendimtare në garën për mbijetesë.No description available.

Arbitri i VAR-it shqyrtoi edhe dy faule të tjera të mundshme të lojtarëve të Arsenalit ndaj atyre të West Hamit. Por vendosi që fauli i parë ishte i Pablos ndaj Rayas.

Incidenti i tillë pritej marrë për bazë tollovitë që janë krijuar në zonë këtë edicion në Premier League, pas goditjeve standarde. Si si mund të zhduket kjo, është e pamundur të kuptohet. Duket si një situatë që nuk kontrollohet nga gjyqtarët.

VIDEO:

Trajneri i Arsenalit, Arteta, vlerësoi guximin e gjyqtarëve që morën vendimin.

“Ndoshta sot e kam kuptuar sa e vështirë dhe sa e madhe është puna e gjyqtarit”, ka theksuar Arteta. Ai tha se vendimi ishte i vështirë, por i drejtë.

Trajneri i West Hamit, Nuno Espirito Santo ishte i dëshpëruar. Ai thotë se tani të gjithë janë të hutuar për atë se çka përbën një faull në zonë.

“Me lejimin e kapjes, bllokimit, mbajtjes, mendoj se kemi humbur pak nga ajo që është faull dhe ajo që nuk është faull. Më parë gjykohej ndryshe. Për këtë jam i mërzitur”, tha Espirito Santo.

Arsenali gjatë gjithë edicionit ishte “mbret” i kësaj për të cilën është ankuar Espirito Santo, për kapje, bllokime, mbajtje në zonë. Lojtarët e Arsenalit janë grumbulluar rreth portierit kundërshtar, duke gjetur mënyra për të krijuar hapësirë dhe për të shënuar gola nga goditjet standarde. Dhe tani ka shumë që kundërshtojnë që Arsenali të marr faull vendimtar për një situatë të njëjtë.

Apo ndoshta situata ishte ndryshe.

BBC shkruan se situata ishte ndryshe, pas Raya me siguri do ta kapte topin po të mos faulohej nga Pablo. Lojtari i West Hamit e vendosi krahun mbi Rayan dhe e mbante edhe krahun e majtë të portierit.

Dhe, sipas BBC, vendimi i arbitrit në VAR, England, ishte i drejtë. Më pas edhe i atij në fushë.

Në total kaluan 4 minuta e 11 sekonda derisa u mor vendimi, që do të ketë ndikim direkt në garën për titull dhe në garën për mbetje në Premier League.