“Dhimbje”.
Kjo ishte fjala e parë që doli nga goja e Mikel Artetas në konferencë për shtyp pas ndeshjes. Ai u pyet se si do ta përmblidhte humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së në Budapest.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Topçinjtë” ishin të pamposhtur në Champions rrugës për në finale. Por nuk arritën të bëheshin të pamposhturit evropianë, duke pësuar me penallti.
Arsenali po vuan momentalisht, por tifozët e skuadrës janë krenarër për edicionin. Titulli i Premier Leagues dhe finalja e Championsit është sukses i lakmuar. Për fat të keq të londinezëve, skuadra u ndal në pengesën e fundit drejt trofeut të parë evropian. Ishte finalja e parë në Champions e Arsenalit që nga viti 2006.
Arsenali luftoi, por i mungonte cilësia sulmuese. PSG-ja dominoi duke e mbajtur topin në 75 për qind të kohës.
Arsenali ka fituar titullin e parë në Premier Leagues pas 22 vjetësh, por a mund të jetë mënyra e humbjes ajo që e shtyn Arsenalin drejt edicionit të ardhshëm?
Trajneri dhe lojtarët ishin të dëshpëruar kur përfundoi sfida.
“Është shumë e vështirë ta pranosh kur je kaq konsistent deri në finale dhe në fund e humb trofeun me gjuajtje të penalltive”, tha Arteta. Ai më pas përmendi një penallti që vlerësoi se nuk iu dha Arsenalit në pjesën e dytë, kur Noni Madueke u përplas me Nuno Mendesin.
“I pashë të gjitha penalltitë në garë në 72 orët e fundit, për të kuptuar se çka është penallti e çka jo. Kjo lehtësisht mund të ishte një penallti”, tha tekniku spanjoll.
“Por është nëse, nëse, nëse. Dhe nuk ndodhi. Duhet të luajmë më mirë, të përmirësohemi dhe të gjejmë mënyra që të marrim rezultatin që duam”.
Arteta tashmë e ka kthyer mendjen tek edicioni i ardhshëm.
“Do të kaloj disa ditë me familjen time. Do të fillojmë procesin për të shqytrtuar atë që kemi bërë. Do të marrim disa vendime shumë të rëndësishme, nëse duam të arrijmë një nivel tjetër. Dhe do të na duhet ta tregojmë këtë ambicie, sepse jemi më shumë se të aftë ta bëjmë. Duhet të jemi shumë ambiciozë, të shpejtë dhe shumë të zgjuar”, theksoi Arteta.
Arsenali shpenzoi 250 milionë funte në verën e kaluar për transferime të lojtarëve. Do të investojë përsëri. Synohet një mesfushor, një sulmues i krahut të majtë dhe një sulmues i qendrës. Dhe synimi mbetet konfirmimi i statusit si një prej skuadrave më të mira të futbollit në Evropë.