Trajneri Mikel Arteta, i cili e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të parë në Premier League pas 22 vjetësh, ka thënë se është e rëndë të pësosh humbje në finale të Ligës së Kampionëve, pas ekzekutimit të penalltive.
“Është shumë e rëndë kur ke paraqitje kaq të mira në garë në gjithë rrugën deri në finale, dhe në fund e humb trofeun pas penalltive. Është e vështirë. Ndihemi keq. Kur je kaq afër ta fitosh garën, disa penallti në garën më të madhe për klube në botë, atëherë ndihesh keq. Ne duhet që këtë dhembje ta kthejmë në energji. Unë jam krenar me djemtë, na kanë dhënë shumë gëzime. Është privilegj ta drejtoj këtë grup lojtarësh dhe këtë ekip. E fituam një trofe të madh, dhe e humbëm më të madhin”, deklaroi Arteta pas ndeshjes.
PSG-ja sërish në majën e Evropës, triumfon për të dytin vit me radhë
Paris Saint-Germaini e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht. Skuadra...-
Dhimbja e Arsenalit do të nxitë zjarr pas zhgënjimit në Champions
-
Arteta thotë se Arsenali po kalon periudhë të vështirë
-
Arteta shumë i dëshpëruar pas barazimit
-
“Ai donte ta gjuante” – penalltia e parë e Gabrielit për Arsenalin përfundon me pikëllim
-
Arsenali i fortë, i gatshëm për testin ndaj PSG-së