Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

West Hami do të kontaktojë shoqatën e gjyqtarëve për golin e anuluar

var

West Hami ka njoftuar se do të kontaktojë organizatën e gjyqtarëve të Premier Leagues për golin e anuluar në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Goli i Callum Wilson në kohën shtesë, që do të ishte i barazimit 1:1, u anulua pas rishikimit të VAR-it, për faul të Pablos ndaj portierit të Arsenalit, David Raya.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

West Hami do të paraqesë shqetësimet dhe do të kërkojë shpjegime të mëtejshme nga shoqata e gjyqtarëve për vendimin diskutabil.

West Hami do të kërkojë edhe audion e bisedës mes arbitrit në fushë, Chris Kavanagh dhe atij në VAR, Darren England.

Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, beson se VAR-i bëri punë të mirë që anuloi golin.

“Ishte faull i pastër”, tha Ronney. “Mendoj që është i vetmi rast që VAR-i bëri punë vërtetë të mirë në një ndeshje kaq të rëndësishme”.

Pika do të ishte shumë e vlefshme për West Hamin në garën për ekzistencë. Ndërkohë fitorja 1:0 e afron Arsenalin me titull të kampionit në Angli.

VIDEO: