Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

FIFA arsyeton vendimin kundërthënës për anulimin e golit të Gjermanisë

Gjermania

FIFA ka shpjeguar rregulloret më të rrepta që rezultuan me anulimin e një goli që do të ishte i fitores për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Paraguait.

Goli me goditje me kokë i mbrojtësit Jonathan Tah në kohën shtesë u anuluar pas rishikimit të VAR-it për shkak të një fauli ndaj portierit Orlando Gill.

Rishikimet treguan Waldemar Antonin e Gjermanisë duke shtyrë Gillin përtokë. Por kontakti minimal bëri që vendimi të kritikohej shumë, sidomos në Gjermani.

Gjermania u mposht më pas në penallti.

Shefi i gjqytarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, tha se gjyqtarëve u ishte thënë të ndëshkonin incidentet kur lojtarët përpiqen të bllokojnë kundërshtarët, ndërkohë që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të luajtur me top. Veçanërisht kjo u theksua kur bëhet fjalë për portierët.

“Edhe pse mbajtja e një pozicioni nuk është faul në vete, kur një lojtar sulmues nuk është i interesuar për topin dhe lëviz qëllimisht, madje edhe kur lëviz shumë pak, me qëllimin e qartë për të penguar lëvizjen e kundërshtarit dhe e pengon atë të mbrohet, atëherë gjyqtarët dhe VAR-i duhet ta analizojnë me kujdes incidentin dhe të ndërhyjnë”, ka thënë Collina.

Edhe Tah flet për penalltinë e humbur ndaj Paraguait Botërori 2026 Tah flet për penalltinë e humbur ndaj Paraguait

“Kjo është veçanërisht rast kur synohet të parandalohet portieri kundërshtar që të jetë në gjendje të mbrojë portën. Trajnerët dhe lojtarët u informuan, kështu që nuk duhet të jetë çudi që gjyqtarët t’i referojnë këtu faule”, ka shtuar Colina.

VIDEO: