Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe një futbollist shqiptar drejt Hoffenheimit

Hoffenheim

Skuadrës së Hoffenheimit së shpejti pritet t’i bashkohet edhe një futbollist shqiptar. 
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Luganos, Albian Hajdari. 

“Blick” ka shkruar se Hajdari është afër që karrierën ta vazhdojë në Gjermani te Hoffenheimi. 
Hajdari të hënën nuk është paraqitur në stërvitje për Luganon. Sipas burimeve të “Blick”, Hajdari ka pranuar ofertë të mirë nga Hoffenheimi. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Albian Hajdari me fanellë të Luganos

Javë më parë u raportua se 22-vjeçari kishte arritur marrëveshje me West Ham Unitedin, skuadrën nga Premier League. 

Për t’i siguruar shërbimet e Hajdarit kanë shprehur interesim edhe disa skuadra tjera. 
Hajdari është prej mbrojtësve më të mirë në Superligën e Zvicrës.

Ai me Luganon ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Pjesë e Luganos është nga viti 2023. Ai është zhvilluar si futbollist te Baseli dhe Juventusi. 

Te Hoffenheimi luajnë edhe dy futbollistët shqiptar, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.