Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani nuk udhëton me Hoffenheimin në përgatitje

Fisnik Asllani

Largimi i sulmuesit të Kosovës, Fisinik Asllani, nga Hoffenheimi po bëhet gjithnjë e më i qartë. 

Asllani nuk është në listën e 30 lojtarëve, ku përfshihen tre lojtarë nga skuadra U23, që të dielën kanë udhëtuar drejt Austrisë për të zhvilluar përgatitjet e fundit para edicionit të ri të Bundesligës.

Hoffenheimi e ka bërë publike të dielën në mëngjes listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në kampin përgatitore në Seefeld të Austrisë.

Në listë nuk mungojnë dy shtyllat e Hoffenheimit, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.

Hoffenheimi e përfundon kampin me një ndeshje miqësore kundër Borussia Monchengladbachut, të premten.

Asllani i ka munguar Hoffenheimit edhe në ndeshjet miqësore. Ai pritet t’i bashkohet shumë shpejtë skuadrës së re pas paraqitjes së mirë edicionin e kaluar me fanellën e Hoffenheimit.

Edhe Asllani i luan minutat e para te Hoffenheimi pas katër muajsh Futboll Asllani i luan minutat e para te Hoffenheimi pas katër muajsh

Është raportuar së fundi se Barcelona mund të jetë shtëpia e tij e re. Por edhe Leipzigu është opsion real për Asllanin.

Leipzigu do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.