Futboll

Cluji merr tjetër lojtar nga Kosova

Rion Zejnullahu

Klubi rumun, Cluj, vazhdon t’iu besojë futbollistëve nga Kosova.

Të hënën Cluji e zyrtarizoi angazhimin e Rion Zejnullahut. Në fakt 22-vjeçari vetëm është kthyer te Cluji, ku luajti edhe më herët. Mbrojtësi së fundi ishte te Llapi, por pa lënë gjurmë. Kontratën me llapjanët e shkëputi më 19 nëntor.

Ai është i lindur në Zvicër, ndërsa është zhvilluar te skuadra si Grasshopper, Luzern e Schaffhausen.
Te Cluji ishte nga vera e vitit 2023 deri në verën e vitit 2024. 

Për Clujin e ka të evidentuar vetëm një paraqitje për Kupë të Rumanisë, më 28 shtator të vitit 2023.
Te Cluji luan Meriton Korenica. Më herët ishin edhe Lindon Emërllahu, Drilon Islami, Armend Thaqi, Ermal Krasniqi e disa të tjerë.