Futboll

Emërllahu mund të largohet nga Cluji

Lindon Emërllahu

Lindon Emërllahu mund të largohet nga skuadra e Clujit, por jo edhe nga kampionati rumun i futbollit. 

“DigiSport” ka shkruar të hënën se gjiganti rumun, FCSB, ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës. 

Klubi i FCSB-së e dëshiron transferimin e Emërllahut në afatin kalimtar të janarit. 

Mësohet se negociatat kanë filluar mes Clujit dhe FCSB-së për një transferim të mundshëm të mesfushorit. 

22-vjeçari Emërllahu e ka nisur mbarë edicionin 2025/26. 

Në 12 ndeshjet e zhvilluara në elitën rumune ka kontribuar me katër gol dhe dy asistime.

Te Cluji luan edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Meriton Korenica. 

Emërllahu pjesë e Clujit është nga muaji shkurt. 

Ai u transferua nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.