Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Dy persona janë arrestuar në Komunën e Istogut për krime lufte pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në Masakren e Padalishtës.

Policia e Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si “Masakra e Padalishtes” në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.