Lindon Emërllahu po kërkohet nga disa klube nga Gjermania dhe Ukraina.
Kështu kanë shkruar mediumet rumune të martën.
Emërllahu është pjesë e Clujit. Ai është prej futbollistëve më të kërkuar të Clujit për afatin kalimtar të janarit.
Edhe gjiganti rumun, FCSB, dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit Emërllahu.
Ai aktualisht është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës.
22-vjeçari Emërllahu e ka nisur mbarë edicionin 2025/26.
Në 12 ndeshjet e zhvilluara në elitën rumune ka kontribuar me katër gol dhe dy asistime. Emërllahu pjesë e Clujit është nga muaji shkurt.
Ai u transferua nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.