Meriton Korenica mund të largohet nga skuadra e Clujit gjatë këtij afati kalimtar, shkruajnë të shtunën mediumet rumune.
Korenica dëshiron të largohet nga Cluji dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’i gjejë një klub të ri.
Cluji është i gatshëm ta shesë reprezentuesin e Kosovës për një shifër rreth 1 milionë euro.
Mësohet se Cluji është në gjende të vështirë financiare.
Ofertat për Korenicën dhe për dy futbollist të tjerë të Clujit nuk mungojnë.
Edhe
Korenica pritet të largohet nga Cluji javën e ardhshme
29-vjeçarit kontrata me Clujin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Ai iu bashkua Clujit në vitin 2024.