Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Korenica pritet të largohet nga Cluji javën e ardhshme

Meriton Korenica

Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji në fillim të javës së ardhshme. 

Kështu kanë shkruar të premten mediumet e njohura në Rumani. 

Përveç Korenicës pritet të largohet edhe Andrei Cordea. Korenica dhe Cordea janë prej lojtarëve më të mirë të skuadrës rumune. 

Por, largimi i tyre, sipas mediumeve rumune, do të bëhet për shkak të telasheve të mëdha financiare nëpër të cilat po kalon Cluji. 

Korenica mund të shitet për 400 mijë euro. 

29-vjeçari që luan në krah, ka zhvilluar 107 ndeshje për Clujin qëkur iu bashkua në vitin 2024 nga Manisa turke. Ai i ka realizuar 26 gola e 16 asistime.