Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Cluji pranon ofertë për Korenicën

Meriton Korenicen

Skuadra nga Rumania, Cluj, ka pranuar ofertë konkrete për Meriton Korenicën.

“Spotmedia”, ka raportuar të martën se klubi tjetër rumun, Universitatea Craiova, ka bërë ofertë prej 600 mijë eurosh për transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

Përgjigja e Clujit erdhi shpejt duke i thënë “jo” ofertës nga Universitatea Craiova.

Korenica është futbollist shumë i rëndësishëm për Clujin.

Për sulmuesin e krahut kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera si Monza, FCSB-ja dhe Rapidi i Buureshtit.

Ditë më parë, pronari i Clujit, Ioan Varga, tha se Korenica nuk do të shitej, përveç nëse ofrohej çmimi prej 2 milionë eurosh.

29-vjeçarit kontrata me Clujin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Edhe Pronari i Clujit sqaron spekulimet për Korenicën Futboll 2 j. më parë Pronari i Clujit sqaron spekulimet për Korenicën

Ai iu bashkua Clujit në vitin 2024.

Korenica me Clujin ka zhvilluar 101 ndeshje, derisa ka kontribuar me 24 gola dhe 16 asistime.

Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka gjashtë ndeshje të zhvilluara.