Cluji është gati që ta shesë Meriton Korenicën, por vetëm nëse vjen oferta prej katër milionë eurove. Kështu është raportuar në mediumet rumune ditëve të fundit.
DC United kishte shprehur interesim për rshërbimet e futbollistit të Kosovës, ndërsa të enjten në Turqi është shkruar se në garë ka hyrë edhe Konyaspori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari është prej lojtarëve më në formë të Clujit.
Korenica në këtë edicion i ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me shtatë gola e po aq asistime.
Ai edhe më herët ka luajtur në Turqi te Manisa, por në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.