Interesimi gjatë verës për futbollistin e Kosovës, Meriton Korenica, ishte i madh. Ndër klubet e interesuara ishte edhe Al-Nassr.
“Pati interes nga klube të Bundesligës 2, Çorumi e Konyaspori të Turqisë, Al Nassr i Emirateve të Bashkuara Arabe, FC Tokyo, Craiova dhe së fundmi FCSB”, ka thënë menaxheri i Korenicës, Armend Nexhipi të mërkurën për “Digi Sport”.
Nexhipi ka zbuluar po ashtu se edhe Monza e Serie A kishte bërë ofertë për Korenicën.
“Këtë verë mora shumë oferta si nga Monza, DC United”, është shprehur Nexhipi. “Herën e parë Cluji kërkoi 2 milionë euro. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse nuk u bë më herët transferimi. Cluji po përballet me probleme financiare dhe paaftësi për pagesa dhe ishte pak më e lehtë të përfundonte marrëveshjen e minutës së fundit me FCSB-në. Ai është në një klub të madh dhe shpresoj ta ndihmojë klubin të fitoj sërish titullin. Pse jo, të kualifikohet për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”.
Korenica ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje për FCSB-në.