Manchester City e ka marrë pozitën e parë përkohësisht në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola të shtunën ka arritur fitore me rezultat 4:0, ndaj Fulhamit në ndeshjen që i ka takuar xhiros së 37-të në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 1:0, realizoi Joshko Gvardiol në minutën e 13-të pas një asistimi të Kevin De Bruynes.
Anglezi Phil Poden e shënoi golin e dytë në minutën e 59-të, ndërsa golin e tretë në ndeshje e shënoi përsëri kroati Joshko Gvardiol në minutën e 71-të. Julian Alvarez e realizoi golin e fundit në ndeshje nga penalltia në minutën e 97-të.
Te Fulhami sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja u paraqit nga minuta e 67-të e ndeshjes.
Me fitore, City është në vendin e parë me 85 pikë pas 36 ndeshjeve. Arsenali të dielën luan kundër Manchester Unitedit dhe është në pozitën e dytë me 83 pikë dhe me po aq ndeshje