Manchester City ka fituar 3:2 ndeshjen dramatike ndaj Leedsit, për t’iu afruar në katër pikë Arsenalit në krye të tabelës në Premier League.
“Qytetarët” e Pep Guardiolas fituan me golin vendimtar të shënuar në shtesë nga Phil Foden.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity ishte në epërsi nga minuta e parë, falë Fodenit. Në të 25-tën për 2:0 shënoi Joshko Gvardiol, para se mysafirët të riktheheshin me Calvert-Lewinin dhe Lukas Nmechan në pjesën e dytë.
Në fund, Fodeni doli hero për golin e dytë personal.
City tani ka 25 pikë në pozitën e dytë pas 13 xhirosh. Arsenali është i pari me 29, por që nesër luan ndeshjen me Chelsean që është i treti me 23 pikë.