Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea nuk dorëzohet për Xhakën

Granit Xhaka

Skuadra e Chelseat është duke insistuar që t’i sigurojë shërbimet e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. 

Klubi londinez është duke përgatitur një ofertë të re në drejtim të Sunderlandit për mesfushorin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sunderlandi refuzoi ofertën e parë të Chelseat, me vlerë prej 8 milionë funte.

Sunderlandi ka bërë të ditur që Xhaka nuk është në shitje për asnjë çmim. 

Sunderlandi e konsideron Xhakën pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës. 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të hënën se dëshira e Xhakës është t’i bashkohet Chelseat.

Ai synon të bashkohet me trajnerin e ri të Chelseat, Xabi Alonson. 

33-vjeçari dhe Alonso kanë bashkëpunuar te Bayer Leverkuseni, ku fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit. Kontrata i skadon në verën e vitit 2028. 

Xhaka ndihmoi Sunderlandin drejt kualifikimit në garat evropiane për herë të parë pas 53 vjetësh.