Granit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea.
Kështu të paktën ka raportuar të premten pasdite Sky Sports.
Chelsea, që tani për trajner e ka Xabi Alonson, ka dërguar ofertë për Xhakën te Sunderlandi. Por oferta prej 8 milionë funtesh është refuzuar nga Sunderlandi.
Ndërkohë Xhaka, që po shkëlqen me Zvicrën në Botëror, ka riafirmuar qëndrimin te Sunderlandi, ku është kapiten.
Sunderlandi e ka bërë të qartë se Xhaka për asnjë moment nuk ishte në shitje. 33-vjeçari fillimisht u josh nga ideja për të punuar sërish me Alonson. Sipas Sky Sports, mesfushori ishte i hapur për të eksploruar mundësinë.
Por pas bisedimeve me klubin, Xhaka ka vendosur të qëndrojë te Sunderlandi, me të cilën skuadër po ashtu kishte kampanjë të suksesshme në Premier League.