Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka tregon pse e refuzoi Chelsean

Granit Xhaka

Granit Xhaka ka treguar pse refuzoi që t’i bashkohej skuadrës së Chelseat gjatë verës. 

Klubi londinez kishte bërë ofertë për transferimin e Xhakës. 

Megjithatë, Xhaka vendosi që të mos largohej nga Sunderlandi.

Një nga arsyet kryesore të vendimit të Xhakës ishte dëshira për të vazhduar projektin e nisur te Sunderlandi. 

Mesfushori me tipare defensive është i kënaqur me rolin që ka te klubi anglez dhe beson se mund të ketë ndikim të rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit.

Xhaka është edhe kapiten i Sunderlandit. 

“Kur e nënshkrova kontratën këtu, pas saj kishte një plan të qartë dhe ai plan ishte që t’i përmbaheshim këtij projekti, të besonim në të dhe të punonim për ta çuar përpara. Kur fola me pronarin e Sunderlandit, i thashë që në fillim se nuk e kam ndjesinë që ky projekt ka përfunduar ende. Dhe kjo është ajo që më motivon. Dua ta shijoj futbollin evropian me këtë klub dhe me tifozët, dhe shpresoj që pas këtij sezoni të mund të arrijmë edhe më shumë”, ka thënë Xhaka, shkruan të shtunën “Goal”. 

33-vjeçari iu bashkua Sunderlandit vitin e kaluar nga Bayer Leverkuseni për 15 milionë euro.