Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka me mesazh të fuqishëm për tifozët e Sunderlandit

Granit Xhaka

Granit Xhaka ka dhënë një mesazh emocional për tifozët e Sunderlandit.
Xhaka të enjten iu bashkua Sunderlandit në stërvitje, pas pushimit për shkak të paraqitjes në Kupën e Botës me Zvicrën.

“Ne krijuam kujtime që do të qëndrojnë me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita, të dëgjosh duke kënduar me një zë... këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë. Faleminderit që besuat. Faleminderit që qëndruat me ne në çdo hap të rrugës. Tani fillon një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. I njëjti simbol. I njëjti pasion. Le ta vlerësojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të mëparshmin. Së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.

Trajneri i Sunderlantit, Regis Le Bris, nuk ka folur me Xhakën që nga paraqitja në Kupën e Botës, për t’i dhënë atij periudhën e duhur të pushimit. Por francezi mezi ka pritur kthimin e tij.

“Është një rregull të mos kontaktosh lojtarët gjatë pushimeve të tyre. Ne duam t’u japim atyre mundësi për të pushuar dhe për të shijuar kohën me familjet e tyre, por ata rregullisht janë në kontakt me klubin. Është shumë e qartë, mezi presim ta shohim këtë javë sepse ai vendos standarde. Mendoj se këtu standardet janë shumë të mira, por Graniti është shumë i rëndësishëm si lojtar dhe si lider. Mënyra se si ai mund të ndikojë në gjithë qasjen e skuadrës, do të jetë shumë pozitive kur t’i bashkohet ekipit këtë javë”, ka thënë Le Bris.

Xhaka së fundi kishte ofertë nga Chelsea. Por e refuzoi atë.