Marco Gabbiadini ka thënë se “blerja” më e madhe e Sunderlandit ka qenë Granit Xhaka.
Ai ka vlerësuar se është lajm pozitiv për Sunderlandin që Xhaka mbeti pjesë e Sunderlandit.
Ishte vendimi i Xhakës për të qëndruar te Sunderlandi.
Chelsea kishte shprehur interesim të madh për transferimin e mesfushorit. Por Xhaka vendosi të mbetet edhe më gjatë pjesë e Sunderlandit, ku është kapiten.
“Ne për pak sa nuk e humbëm Granit Xhakën, por ai është ende në klub. Kjo ndoshta do të jetë një nga marrëveshjet më të mëdha që nuk u realizua për ne”, ka thënë ish-sulmuesi i Sunderlandit për ‘BBC”.
Xhaka me klubin anglez do të paraqitet në Ligën e Evropës.
Artikuj të ngjashëm