Sunderlandi ka refuzuar një ofertë të Chelseat për Granit Xhakën dhe ka bërë të ditur se mesfushori nuk është në shitje për asnjë çmim.
Interesimi i Chelseat është nxitur nga trajneri i ri Xabi Alonso, nën drejtimin e të cilit Xhaka luajti dhe shkëlqeu te Bayer Leverkuseni. Një ofertë me vlerë prej 8 milionë funtesh (9.2 milionë euro) u bë të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa Chelsea mendon se propozimi është i drejtë, Sunderlandi e ka konsideruar ofertën të papranueshme dhe e konsideron qasjen si mungesë respekti si për 33-vjeçarin e Zvicrës ashtu edhe për klubin.
Pasi u bashkua nga Leverkuseni verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë deri në 17.5 milionë funte, duke përfshirë bonuset, dhe u zgjodh kapiten, Xhaka ndihmoi Sunderlandin drejt kualifikimit në garat evropiane për herë të parë pas 53 vjetësh.
Kampanja e suksesshme u vulos me një fitore në shtëpi në xhiron e fundit kundër Chelseat. Ai rezultat bëri që skuadra e Londrës të përfundonte në vendin e dhjetë dhe të mbetej jashtë Evropës.
Xhaka ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe Sunderlandi ka deklaruar se nuk ka ndërmend që ta lirojë. Nga ky klub i thanë Chelseat se nuk do të pranonin oferta të mëtejshme dhe se kontrata duhet të respektohet nga të gjitha palët.
Kjo është dëshmia më e qartë deri më tani se dëshira e Chelseat për të blerë lojtarë të gatshëm nuk është vetëm fjalë.
Interesimi i madh i Chelseat për qendërmbrojtësin 26-vjeçar të Crystal Palace, Maxence Lacroic, është një tjetër tregues.
Por, Chelsea është duke u përpjekur të transferojë Xhakën, mesfushorin që bëhet 34-vjeçar në shtator.
Chelsea nuk kishte blerë më parë lojtar në një fazë kaq të vonshme të karrierës së tij. Mbrojtësi Kalidou Kouilbaly është blerja më e vjetër e epokës “BlueCo” deri më tani, duke u transferuar nga Napoli në moshën 31-vjeçare në vitin 2022. Ai u shit te Al-Hilal vetëm 12 muaj më vonë.
Xhaka, i cili kaloi shtatë vjet tek Arsenali, ka njohuri shumë më të mëdha për Premier League sesa Kouilbaly dhe nuk do të ketë nevojë për kohë për t’u përshtatur me jetën në Londër.
Chelsea mendon se ka nevojë për disa lojtarë më të pjekur në dhomën e zhveshjes. Ndërsa nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht vetëm për blerjen e dikujt më të vjetër, ndikimi i Xhakës brenda dhe jashtë fushës te Sunderlandi sezonin e kaluar është qartë diçka që mund t’i sjellë dobi klubit të Londrës.
Ekziston gjithashtu një lidhje shumë e fortë me Alonson, pasi lojtari ka luajtur nën drejtimin e spanjollit për dy vjet te Leverkuseni. Klubi i Bundesligës fitoi ligën dhe kupën kur dyshja ishte atje, duke mbetur i pamposhtur gjatë gjithë sezonit.
Të kesh dikë që i beson dhe që e njeh kaq mirë dhe e ndihmon të nisë karrierën te Chelsea, me siguri do ta tërheqë Alonson.