Futboll

Cara shënon dy gola, Cherkasy i Jasharit e Dajkos humb thellë

Tedi Cara

Sulmuesi 25-vjeçar nga Shqipëria që luan tek Oleksandriya në elitën e futbollit ukrainas, Tedi Cara, i ka shënuar dy gola të premten në fitoren e thellë ndaj LNZ Cherkasyt të Muharrem Jasharit e Ajdi Dajkos.

Oleksandriya fitoi 4:1 ndaj LNZ Cherkasyt, në ndeshjen e xhiros së pestë.

Cara shënoi në minutën e 12-të fillimisht për 1:0.

Më pas, Dajko asistoi në golin e Mark Assinorit të mysafirëve për 1:1, në minutën e 32-të.

Cara realizoi tjetër gol në minutën e 55-të për 2:1. Në minutat shtesë, vizitorët pranuan edhe dy gola tjerë.

Cara, Jashari dhe Dajko e kompletuan ndeshjen.

Oleksandriya ka tri pikë pas pesë ndeshjeve, katër më pak se LNZ Cerkasy.