Futboll

Jashari asiston në fitoren e thellë të Cherkasyt ndaj Shakhtarit

Muharrem Jashari

Muharrem Jashari ka regjistruar asistim në fitoren e thellë dhe të madhe të LNZ Cherkasyt ndaj skuadrës së njohur ukrainase, Shakhtar Donetsk. 

Skuadra e mesfushorit të Kosovës fitoi 4:1 të dielën mbrëma në Premier Leaguen e Ukrainës, në ndeshjen e xhiros së tetë. 

Jashari, i cili luajti deri në minutën e 84-t, asistoi në golin për 2:0 në minutën e 61-të. 27-vjeçari ka një gol të shënuar e tri asistime në fillim të këtij sezoni në të gjitha garat. 
Në minutën e 84-t te mysafirët u inkuadrua në lojë mbrojtësi Ajdi Dajko. 
LNZ Cherkasy ka 14 pikë, tri më pak se lideri i ligës, Shakhtar Donetsk.