Futboll

Edhe një gol nga Jashari në Ukrainë

Muharrem Jashari

Muharrem Jashari ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin elitar të Ukrainës.

Jashari me LNZ Cherkasyn të shtunën në mbrëmje fituan 2:0 ndaj Zorya Luhanskut, në ndeshjen e xhiros së 16-të.

Jashari në minutën e 18-të shënoi për 1:0. Ai bëri vrapim të shpejtë drejt zonës ku doli i vetëm përballë portierit kundërshtar. Dhe nuk gaboi.

Sipas faqes së specializuar për statistika të futbollistëve “transfermarkt”, Jashari në 16 ndeshje tani ka tri gola e gjashtë asistime në Premier Leaguen dhe Kupën e Ukrainës.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të, ndërsa u zëvendësua katër minuta para fundit.

Ajdi Dajko e kompletoi ndeshjen te vendësit.

LNZ Cherkasy mbetet lider pas 16 xhirove me 35 pikë.

VIDEO: