Tedi Cara e ka shënuar golin e parë në edicionin 2026/27 në Premier Leaguen e Ukrainës.
Cara luan për LNZ Cherkasyn që të shtunën e mposhti Obolonin në shtëpi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë.
Sulmuesi shqiptar realizoi për 3:0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
26-vjeçari Cara luajti deri në minutën e 60-të.
Ndërsa Muharrem Jashari në lojë te LNZ Cherkasy u inkuadrua në minutën e 68-të.
Në bankën rezervë mbeti mbrojtësi Ajdi Dajko.