Ermal Krasniqi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të te Legia e Varshavës dhe zëvendësimi i tij ishte i qëlluar.
Krasniqi pas 20 minutave lojë në fushë, arriti që t’ia sigurojë Legias një pikë në udhëtimin te Widzew Lodzi, në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit elitar polak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti i Kosovës bëri veprim të shkëlqyer individual në zonë dhe realizoi për 1:1.
Për të ishte goli i parë në “Ekstraklasa” të Polonisë.
Krasniqi e ka një gol të shënuar edhe në kualifikimet e Ligës së Konferencës, në fitoren 2:1 në udhëtim te Ararat-Armenia.
Te Widzew Lodzi ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, në krahun e majtë. Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, u zëvendësua në minutën e pestë të kohës shtesë.
Andi Zeqiri luajti te vendësit nga minuta e 72-të
Widzew Lodzi dhe Legia kanë nga 17 pikë në mesin e tabelës.