Futboll

Krasniqi afër transferimit te Legia e Varshavës

Ermal Krasniqi

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është pran largimit nga skuadra e Spartës së Pragës.

Krasniqi është shumë afër transferimit te skuadra nga Polonia, Legia e Varshavës.

Kështu ka shkruar të dielën gazetari polak, Konrad Ferszter.

Sipas Ferszter, Krasniqi tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore.

Bisedimet mes dy klubeve janë në fazë të avancuar dhe zyrtarizimi mund të bëhet së shpejti.

Sulmuesi i krahut të majtë, Krasniqi, në shtatë ndeshjet e fundit të Spartës në elitë ka qëndruar në stol, pa fituar asnjë minutë. Startoi ndaj Jablonecit në xhiron e parë, por luajti vetëm në pjesën e parë. Ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të Spartës, Brian Priske.

Trajneri i Legia Varshavës, Edi Iordanescu, po insiston që ta ketë Krasniqin në skuadër. Ai beson se Reprezentuesi i Kosovës mund të ndihmojë ekipin në repartin ofensivë.

26-vjeçari Krasniqi pjesë e Spartës është nga viti i kaluar kur u transferua nga Rapid Bukureshti për dy milionë euro. Ai me Spartën në total i ka zhvilluar 45 ndeshje ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Krasniqi karrierë ka bërë edhe te Cluji, Ballkani, Ferizaj e Llapi