Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, e ka kompletuar transferimin te skuadra turke, Amedspor.
Lajmin e bëri të ditur të premten klubi turk përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Mirë se erdhe, Ermal Krasniqi”.
Krasniqi iu bashkua Amedsporit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Spartën e Pragës.
Sulmuesi i krahut edicionin e kaluar ishte i huazuar te Legia e Varshavës, derisa kontribuoi me tri gola dhe dy asistime.
Ndërsa me Spartën e Pragës, 27-vjeçari luajti 45 ndeshje. Shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime.
Trajner tek Amedspori është Besnik Hasi. Ndërsa luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hasani.
Edhe
Krasniqi në formacionin e javës në Turqi
Krasniqi karrierë ka bërë edhe te Cluji, Rapidi i Bukureshitit, Ballkani, Ferizaj, Llapi e Malisheva.
Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy gola të shënuar në 15 paraqitje.