Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, nuk do të mbetet pjesë e Legias së Varshavës.
Klubi polak nuk do ta blejë kartonin e Krasniqit nga klubi çek, Sparta Praga, kanë raportuar të mërkurën mediumet polake.
“Teorikisht, ai duhet të kthehet te Sparta Praga, ku ende ka kontratë të vlefshme. Megjithatë, në praktikë, çekët nuk e duan më”, shkruan “transfery.info”.
Krasniqi 27-vjeçar ka luajtur kryesisht si zëvendësues te skuadra polake.
Në 24 ndeshje ka dy gola e po aq asistime. Ai është i huazuar tek ekipi polak.